Intro
1624 është viti i miratimit dhe hyrjes në fuqi të Statutit të Monopoleve, legjislacionit të parë në botë mbi pronësinë intelektuale. Statuti u adaptua në Angli, nën regjimin e Mbretëreshës Elizabeta I, për t’u akorduar shpikësve patenta që u garantonin atyre drejta ekskluzive pasurore.
“1624 | Blog Kërkimor” e mori emrin nga ky vit i rëndësishëm për fushën dhe u çel në vitin 2020 me motivimin “Pasurim i rrjetit shqipfolës me informacion bashkëkohor mbi pronësinë intelektuale“. Ky koncept bënte bashkë kërkimin shkencor dhe krijimin e përmbajtjes në gjuhën digjitale, në formë analizash e editorialesh për lexuesin shqiptar që mund të ishte njohës i pronësisë intelektuale, mbajtës i të drejtave ose thjesht kureshtar.
“1624 | Blog Kërkimor” ishte i pari në llojin e tij në Shqipëri dhe fitoi njohje mes lexueve që kishte target, derisa u zhvillua në atë që sot është butiku i parë ligjor shqiptar.